Categories Showbiz

Hyseni rrëfen ndjenjat për Alvisën

Hysen Ramaj, ish-konkurrenti i Për’puthen u prezantua dhe si ish-i dashuri i Alvisës. I ftuar te Shqipëria Live ai hodhi poshtë gjithë aludimet se ata kanë diçka bashkë.

“Kemi 6 muaj që i kemi ndërprerë kontaktet“,- tregoi ai. Gjithashtu Hyseni u pyet për faktin se si ishte të jesh në një emision për të gjetur dashurinë me ish-të dashurën.

“Në fillim nuk e mendoja se do ishte e vështirë, por realisht në disa momente e kam ndjerë veten shumë në siklet sa thashë, po unë ç’dua që erdha këtu. Sikleti më i madh ishte kur ajo bënte takime me djemtë dhe ishte një afrimitet shumë i tepërt. “,- rrëfeu ai.

Hyseni tregoi dhe se si i sheh Alvisën me Bashkimin.

“Hyrjet e reja do i trazojnë shumë ujërat dhe ata dy nuk kanë për të qenë bashkë. Duke njohur pak Bashkimin, pastaj dhe Alvisën janë të dy që mbajnë shumë mëri e inat. Do marrin një tjetër drejtim nga hyrjet e reja, besoj unë. Do dali me ndonjë nga djemtë dhe Bashkimi do mërzitet”,- tha ai.

Kujtojmë se gjesti human i Hysenit i surprizoi të gjithë në “Për’puthen” teksa i dhuroi njërën prej makinave të tij, Nikut. Kjo dhuratë erdhi pasi ai dëgjoi historinë e trishtë të jetës së tij, që për shkak të një aksidenti ka humbur njërën këmbë. Ndërkohë, rrjeti po zien nga thashethemet se në fakt kjo makinë dikur ishte e Alvisës.

Hyseni reagoi  duke mohuar çdo aludim. “Jo nuk është e vërtetë. Ajo ka qenë makina ime dhe Alvisa thjesht e ka përdorur disa herë.”,- shkroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME