Categories Lajme

I akuzuar për vjedhje banesash, 18 muaj burg ‘skifterit’ shqiptar në Francë

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh, ndërsa tashmë do të vuajë një dënim prej 18 muajsh burg. Mësohet se 34-vjeçari shqiptar doli javën e kaluar para Gjykatës Penale të Clermont-Ferrand pasi akuzohet për 13 vjedhje, të ndodhura midis majit 2019 dhe shkurt 2023, në Puy-de-Dôme, Loire, Haute-Loire dhe Ain.

Mësohet se shqiptari vidhte bizhuteri dhe para. Para togave të zeza shqiptari mohoi implikimin e tij në këto akuza, por pavarësisht qëndrimit të tij, 34-vjeçari u ‘fundos’ nga gjurmët e ADN-së të gjetura në vendngjarje.

Gjatë momentit të kapjes nga policia, shqiptarit i ishin gjetur 5 mijë euro, për të cilat kishte deklaruar se do t’i blinte drogë. 34-vjeçari pas lirimit të tij nuk duhet të shkelë në territorin francez për 10 vite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lufta në Iran, Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtroi për shqiptarët, Harry Maguire dënohet me burg

Herri Meguajër është dënuar me 15 muaj burg, por që pezullohet me kusht, pas sherrit…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME