Categories Lajme

I arrestuar për trafik droge, SPAK sekuestron apartamentin në pronësi të ish-anëtarit të LVV

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një apartament në Qerret të Kavajës, në pronësi të shtetasit nga Kosova, Shemsi Bahtiri, ish-anëtar i lëvizjes Vetëvevendosje në Kosovë, i arrestuar nën dyshimet për trafik droge.

SPAK u vu në lëvizje mbi bazën e një kërkese për ndihmë të ndërsjelle juridike nga prokuroria Speciale e Kosovës, e cila po e heton Bahtirin për përfshirje në aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës.

Shemsi Bahtiri, i cili u përjashtua nga Partia Vetëvendosja e ALbin Kurtit u arrestua pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC, që iu vunë në dispozicion nga autoritetet franceze.

Prokuroria speciale kërkoi ndihmë nga SPAK për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të personave që ishin pjesë e grupit kriminal, pasi kishte dyshime se paratë e fituara nga aktiviteti kriminal i kanë investuar në pasuri të paluajtshme, si si tokë, shtëpi, banesa, vetura etj.

Bazuar në këtë kërkesë SPAK kreu një sërë verifikimesh jo vetëm për Bahtirin, por edhe të paktën dy të dyshuar të tjerë.

Nga këqyrja e faqes së Qendrës Kombëtare të Biznesit rezultoi se në emër të Shemsi Bahtiri rezulton subjekti “DAIMAN” shpk me objekt veprimtarie “Shitblerje e pasurive të paluajtshme”, i regjistruar më date 11.03.2025.

Ndërsa u zbulua se ai zotëronte një apartament në Qerret të Kavajës që tashmë është vënë nën sekuestro.

Shemsi Bahtiri akuzohet se veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, blerja, posedimi dhe shpërndarja e narkotikëve dhe pastrim parash.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME