Categories Lajme

I ati i vdiq në helikopterin me Gramoz Pashkon, Artan Koni: Me humbjen e tij u thinja dhe poqa më shpejt

Kirurgu urolog Artan Koni ndër të tjera rrëfeu te Ola edhe marrëdhënien që ai ka me familjarët e tij. Sukseset që mjeku ka arritur në jetë ia dedikon nënës së tij, pasi siç ai tregoi ka qenë shumë kërkuese dhe nuk kënaqej me gjërat që Artani arrinte, por i jepte forcë duke i thënë se mundej edhe më shumë.

Artan Koni tha se ka pasur shumë dorë për pikturë, ndërkohë që ishte i mirë edhe në shkencat ekzakte, ndaj babai dhe familjarët donin që ai të behej arkitekt. Por Artani, në fund të gjimnazit vendosi të vazhdojë për mjekësi pasi i pëlqente të ndihmonte njerëzit.

Gjatë rrëfimit për babanë me të cilin ka patur një raport shumë të mirë, u ndal te ngjarja që atij i ndodhi në 2006-n, ku fatkeqësisht humbi edhe jetën. Në një mot jo të mirë, një helikopter u nis me shpejtësi drejt Barit për t’i shpëtuar jetën Gramoz Pashkos, i cili ishte aksidentuar. Pjesë e stafit që shoqëroi Gramozin ishte edhe babai i Artan Konit, i cili ishte inxhinieri i helikopterit.

Ai rrëfeu se nga hetimet për ngjarjen nuk u zbulua asgjë, u gjet vetëm një motor në një pikë të thellë të detit, me të cilin nuk mund të kuptonin se çfarë realisht kishte ndodhur. Mjeku rrëfeu se kjo humbje e madhe ndikoi që ai të piqej më shpejt, të bëhej më i përgjegjshëm. Pas asaj ngjarje të dhimbshme Artani ndihej më i kontrolluar dhe më i vetëpërmbajtur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME