Categories Showbiz

I ati la në Shqipëri dhe nuk u kujtua për vajzën, pas shumë vitesh fëmijët tregojnë vuajtjet e mëdha të nënës së tyre

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të një gruaje 60-vjeçare. Ishin dy fëmijët e saj, Migena dhe Fatosi që rrëfyen në studio gjithë peripecitë dhe vuajtjet që nëna e tyre ka kaluar. Kur nëna e tyre ishte 6 vjeç, babai i saj arrat iset në atë kohë jashtë Shqipërisë. Pak kohë më vonë, edhe nëna e saj ndërroi jeta dhe 3 vajzat mbetën jetime.

Migena tregon se vështirësitë për nënën e saj kanë qenë të mëdha. Por në vitin 1993, nëna e tyre bie në gjurmët e babait të saj. Ai ishte në Austri dhe një i afërm i tij bën të mundur që ajo të shkojë të takojë babain e saj. Ky takim i shumëpritur dhe pas shumë vitesh ishte zhgënjyes sepse ai u soll ftohtë me vajzën e tij. Ai kishte krijuar një familje të re, me dy vajza dhe një djalë. Vajzave iu kishte vendosur emrin e vajzave që kishte në Shqipëri.

Migena dhe Fatosi shprehen se ai ishte takimi i parë dhe i fundit i nënës së tyre me babain e saj.

Migena: Në vitin 1993, vinin emigranët nga jashtë dhe kërkonin familjet e tyre për të ditur se ku janë. Domethënë jo se ishte gjyshi ai që na kërkonte, por ishte dikush tjetër, ishte një mik i familjes që interesohej për familjen e gjyshit tim Mevlan. Dua të interesohem të di tha ku i kanë v arret, se ai nuk e mendonte se familja do të ishte gjallë. Dua se e kam amanet nga gjyshi që të shkoj dhe t’iu vë një tufë me lule. Kushëriri jonë i thotë që Mevlani i ka të treja vajzat gjallë, bashkëshortja ka ndërruar jetë, njëra nga vajzat punon këtu, pranë një institucioni shtetëror, mund ta thërras dhe të flisni. Jo tha, s’është e vërtetë. U mundësua takimi dhe ai bëri të pamundurën që mami të shkonte në Austri dhe të takonte babin. Kjo ishte një gjetje e dytë si të thuash.

Ardit Gjebrea: Dhe ai ishte vendosur në Austri, jetonte atje?

Migena: Ai nga Jugosllavia kishte qenë në Serbi, martuar me një serbo-kroate, ndarë dhe kishte shkuar në Austri ishte martuar me po një serbo-kroate. Kishte krijuar një familje të re, me dy vajza dhe një djalë dhe për të mbajtur emrin e familjes si të thuash, emrin e vajzave ia vuri dhe vajzave atje. Emrin e mamit tim e ka dhe vajza që ndodhet dhe sot në Austri.

Ardit Gjebrea: Pra janë dy motra me të njëjtin emër?

Migena: Po!

Fatosi: Janë të tre emra shqiptarë!

Migena: U arrit mundësia që mami të shkonte në Austri, por ishte një zhgënjim sepse ai kishte krijuar një familje atje dhe nuk e priste që fëmijët të ishin akoma gjallë dhe nuk e priste që mami me atë guximin dhe insistimin e saj do shkonte ajo që ta gjente babain.

Ardit Gjebrea: Si ishte takimi?

Migena: Fatosi ka qenë atje!

Fatosi: Takimi ishte shumë emocionues sepse për herë të parë nëna ime takohej me babin, pas shumë viteve. Gjyshi ishte shumë i ftohtë si në ndjenja, si në mënyrën që komunikonte, thoshte që kam bërë diçka, por deri diku isha i justifikuar. Nuk kishte një ndërgjegje që të thoshte: Ok unë ju kam lënë juve dhe tani do bëj çfarë të jetë e mundur që të mund t’iu ndihmoj.

Ardit Gjebrea: Ashtë ë? Ftohtë ?

Fatosi: Ftohtë! Mamaja i thoshte ke bërë çfarë ke bërë, po të paktën kam djalin, na ndihmo ne që të mund të rrimë, meqë ju jeni në Vjenë, që të mbash djalin. Ai nuk u afrua fare. Në datë 3 Dhjetor ne kemi qenë në Vjenë dhe në 28 Dhjetor në atë të ftohtë jemi kthyer në Shqipëri.

Migena: Me një zhgënjim të madh shumë!

Fatosi: Ai ishte takimi ballë për ballë dhe nuk ka patur më.

Migena: Ishte i fundit!

Ardit Gjebrea: Me vajzën!

Fatosi: Vetëm komunikim me telefon!

Ardit Gjebrea: Po më bën përshtypje kjo sjellja me vajzën.

Fatosi: Ne i thamë hajde tako vajzat e tjera. Ai kishte atë frikën sikur ishte akoma ai regjimi dhe do t’i ndodhte diçka këtu dhe e hoqi totalisht si mundësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME