Categories Showbiz

I befasoi të gjithë me historinë e tij, bashkëshorti i dy grave i surprizon ato në programin “Dua të të bëj të lumtur”

Disa muaj më parë, në edicionin e lajmeve të “Top Channel” u trajtua historia e një burri nga Peshkopia, i cili prej një dekade jetonte nën një çati më dy gratë e tij. Iliazi, protagonisti i kësaj historie kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të ndarë me ne më shumë rreth jetës së tij me dy gratë, Anifen dhe Manushaqen.

Iliazi rrëfeu se kur kishte qenë 20 vjeç ishte martuar me shkuesi me Anifen, por pas shumë vitesh përpjekjeje nuk i’a kishin dalë dot mbanë që të bënin një fëmijë.  Për këtë arsye ai i kishte propozuar Anifes që në shtëpi të sillte një grua të dytë me qëllimin që familja e tyre të plotësohej me fëmijë. Anife fillimisht hezitoi kundrejt këtij propozimi por, më pas, duke parë situatën në të cilën ndodheshin, kishte rënë dakord.

“Kur i kërkova dorën Manushaqes për t’u martuar, bashkë me mua ishte dhe Anifeja, kështu që nuk kishte asnjë problem midis nesh.”,- u shpreh Iliazi.

Tashmë, Anifeja, Manushaqja dhe Iliazi janë të martuar prej 13 vitesh dhe kanë sjellë në jetë 8 fëmijë, të cilët jetonin të lumtur në një shtëpi.

Për këtë arsye, Iliazi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”, që të falënderonte dy gratë e tij për familjen që kishin krijuar dhe për harmoninë që kishin midis tyre.

Moderatorja e programit, Arbana Osmani kishte menduar disa sfida për Iliazin dhe nëse ai do t’i realizonte do të fitonte disa çmime. Sfidat kishin të bënin me larjen e rrobave, hekurosjen e tyre, ndërrimin e pelenave të një bebeje dhe gatimin e një byreku, të cilat Iliazi e pse me pakëz vështirësi, i’a arriti që t’i përfundonte me sukses dhe të fitonte çmimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME