Categories Lajme

I bënë atentat në errësirë në autostradën Tiranë-Durrës, makina e 37-vjeçarit dërgohet në drejtorinë e Policisë së Tiranës

Makina e Iljaz Çalit, 37-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës është dërguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:30 në rrugën dytësore, paralel me autostradën Tiranë-Durrës, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të një makinë “Land Rover”, të marrë me qira në Rinas nga viktima, teksa rruga ishte në errësirë totale.

Nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur.

Ndërkaq, ai nuk rezulton një emër i panjohur për policinë. Më dy korrik të 2016-ës, pas grabitjes së parë të parave në Aeroportin e Rinasit, policia ka ushtruar kontroll në të gjitha banesat.

Teksa ka kontrolluar banesën e Çalit, ka gjetur 682 rrënjë kanabis. Policia për këtë rast vuri në pranga Xhemile Çalin si dhe shpalli në kërkim djalin e saj, i cili u arrestua më vonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME