Categories Lajme

I biri u kap me…, flet babai: S’më ka blerë një palë këpucë

Mes gjatë shqiptarëve të ar restuar në Itali për t rafik k okai ne janë dhe Ramazan Rraja dhe Fioralb Rraja, të dy banues në Nikël të Fushë Krujës. Në një intervistë për Abcnews.al, babai i Fioralbit, Fatos Rraja rrëfeu lëvizjet e të birit nga Shqipëria në Belgjikë, telefonatën e fundit, kontrollin nga policia, ndërsa kishte edhe një mesazh për djalin. Ai tha se punon roje nate dhe se djali nuk i kishte sjellë asnjë një palë këpucë dhe se ishte çuditur me lajmin. Familja Rraja figuron në QKB me një aktivitet tregtar, mobilieri, për të cilën, Fatosi tha se e menaxhonte Fioralbi. Ramazani është nipi i deputetit Rrahman Rraja, ndërsa Fioralbin e ka kushëri të tretë.

Intervista e plotë e Fatos Rrajës

Zoti Fatos, si e morët vesh lajmin?
Sot e mora vesh lajmin. Erdhi policia për kontroll sot në shtëpi.

Kur keni folur për herë të fundit me djalin?
Para 6 ditësh.

Çfarë mendoni?
Jam çuditur për Zotin. Sa di ti, di unë. Thjeshtë, ka ikur ka ardhur, erdhi kur na vdiq një çun xhaje, iku. Ka një javë që kam humbur kontaktin.

Cfarë ju ka thënë, ku do të ikte?
Për Belgjikë ka qenë me një kushëri të vetin.

Me Ramazanin?
Po. E ka kushëri të parë? Jo, të tretë. Si është lidhja juaj me deputetin?
Deputeti Ramazanin e ka nip, ndërsa unë jam brezi i tretë.

Si e shpjegoni këtë? Unë u çudita edhe kur më bënë pyetje mua (policia). Unë u thashë nuk kam dalë me u tall, jam me realitetin, u thashë kam humbur kontaktin. Më thanë a di gjë se është ndaluar? U thash kam 5 net një javë që kam humbur kontaktin. Më mori në telefon, a jeni mirë, mirë, hajt u ruajt Zoti.

Policia ju bëri kontroll në shtëpi?
Po më thanë, me urdhër të gjykatës, na e ka sjellë belgu. Në biznes nuk bënë kontroll, kam një prodhim të vogël. Unë jetoj në një shtëpi 1+1. Përderisa nuk kam, një palë këpucë prej çunit, për mua është Allah, Allah, unë jam roje nate në bashki, biznesin e kam pasur në emër të çunit, ai e ka pas menaxhuar. Unë jam roje nate në bashki.

Me deputetin keni folur? Jo, jo nuk kam pasur kontakt. E kam takuar para 5 ditësh, por nuk kam pasur kontakt se ka pasur hallet e veta. Nuk jam asnjë lloj pasurie, 1+1 në pallat jetoj. Sesi është problemi Zoti e di, se po të ishte në Shqipëri do interesohesha, por ai është atje.

A keni një mesazh për djalin?
Unë dua të lirohet sa më parë, të vijë në shtëpi sa më parë, nëse është korrekt me gjërat. Unë nuk di asgjë, për 6-7 muaj ka shkuar dy herë dhe ka ardhur.

Shoqërohej shumë me Ramazanin?
Këtu po. Por edhe atje derisa sa i kanë kapur të dy, bashkë do të kenë qenë. Mua sot më thanë, dhe mendova prandaj paskam humbur kontaktet me fëmijën, kontrolloni ku të doni.

Personat e tjerë me origjinë shqiptare të ar restuar për trafikim k okaine janë:  Musa Gjikola 34 vjeç banues në Tiranë  Genti Balliu alias Flamur Balliu 37 vjeç banues në Tiranë  Bledar Pepaj 29 vjeç banues në Pukë  Fatmir Xhecuka 33 vjeç banues në Laç Nga të dhënat e policisë mësohet se ky grup trafikonte kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Në vitin 2018 është se kuestruar rreth 1 ton ko kainë dhe janë vënë në p ranga 10 shqiptarë. Operacioni ka vijuar, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar k riminal të cilët u ar restuan nga data 15 deri në 21 Dhjetor në Shqipëri dhe Belgjikë.

Lënda n arko tike fshihej në a rkat e bananeve në kontejnerët që niseshin nga Amerika Latine, më pas në Belgjikë, Holandë e Gjermani. T rafikantët u vendosin GPS për të gjetur vendin ku do të shkarkoheshin kontenierët. Për të mos u identifikuar, t rafikantët organizonin v jedhjen me a rmë  e me ma ska në magazinat e bananeve, por në të vërtetë ata merrnin sasinë e dr ogës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME