Categories Lajme

I bleu byzylykë të vje dhur fl oriri ‘skifterit’ të Durrësit, i riu nga Tirana e pëson keq

Ka shkuar në tre numri i të arrestuarve në vijim të operacionit të koduar “Trajektorja” në Elbasan. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga një 26-vjeçar.

Është arrestuar F. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka blerë 4 byzylykë floriri nga Astrit Thaçi, të cilët i kishte vjedhur.

Ndërkohë, dje u arrestua një 20-vjeçare, e akuzuar si bashkëpunëtore në vjedhjet që kryente Astrit Thaçi. Ky i fundit i cili njihet si “skifteri” i Durrësit është autor i disa vjedhjeve në këtë qyet dhe në Elbasan.

Grabitja më e fundit e kryer nga Astit Thaçi është në një argjendari shumë pranë Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Pak orë pas kësaj grabitje, Thaçi ra në prangat e policisë.

Njoftimi i plotë nga policia:

Vihet në pranga një 26-vjeçar që kishte përfituar disa nga sendet e vjedhura nga autori.

Në vijim të operacionit “Trajektorja” nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, si dhe prangosja e bashkëpunëtores së tij në këto vjedhje, ka vijuar puna për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan  shtetasin: F. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka blerë 4 byzylykë floriri nga shtetasi A. Th., të cilët i kishte vjedhur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME