Categories Lajme

I burgosur për vrasjen e Xhuljano Prelës, letra e Hysës: Nuk jam unë autori! Komisariati i Kurbinit dhe Lezhës e mbajnë autorin të fshehtë

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë publike një letër që i ka mbërritur. Letra mban nënshkrimin e Redion Hysës, i dënuar në burgun e ‘Shën Kollit’, si autor i dyshuar për vrasjen e Xhuljano Prelës. Hysa, thekson në nisje të letrës së tij se është dënuar padrejtësisht.

Ai shton se e kanë kontrolluar 6 ose 7 herë para se të arrestohej, e se nuk i kanë gjetur asgjë për ta lidhur me këtë vrasje.

Në fund, ai denoncon Komisariatin e Kurbinit dhe të Lezhës, që sipas tij janë në dijeni të autorit të vërtetë mirëpo e mbajnë të fshehur.

LETRA NGA BURGU E REDION HYSËS

Përshëndetje znj.Klodiana Lala uroj të jesh mirë. Unë që po të shkruaj këtë letër, jam Redion Hysa, banues në Milot-Kurbin, i datëlindjes 17.05.2001, po ju shkruaj nga IEVP Lezhë burgu “Shën Koll”. Po të drejtohem me këtë letër për arsye se ka një vit që jam burgosur padrejtësisht. Me akuzojnë për një vrasje të një efektivi policie Xhuljano Prela. Prokuroria e Lezhës po më akuzon për një vrasje të cilën se kam bërë unë. Përpara se të më arrestonin, kanë kryer kontroll në banesën time rreth 6-7 herë, ku kontrolli ka qenë i imtësishëm dhe nuk është gjetur asgjë. Me datë 29 dhjetor 2020 policia ka ardhur për kontroll dhe unë janë drejtuar drejt e të një bot me ujë, që ndodhet në një soletë të vogël ku në të u gjetën dy armë, të cilat unë nuk isha në dijeni për to, që ndodheshin të shtëpia imë.

Sa për dijeni ai bot uji ka qenë dhe i tejdukshëm dhe ishte fare e lehtë për t’u parë. Një ditë më para që ishin kontroll dhe kontrolluan aty ku ndodhet boti i ujit.

Më datë 29 dhjetor 2020, kur më arrestuan në shtëpi ndodhej edhe djali i xhaxhait, i cili ka qenë mysafir për darkë dhe e arrestuan bashkë me mua. Me sa kam kuptuar unë, ato armë janë hedhur nga dikush, i cili ka informuar edhe policinë.

Prokuroria e Lezhës nuk ka asnjë provë që unë të rezultojë në këtë vrasje, përveç faktit të këtyre armëve që më kanë hedhur në pronën time.

Sipas informacionit që kishte policie, që aty ndodheshin ato armë, nëpërmjet një sms-je, që është dërguar te stacioni i policisë Kurbin dhe asnjëherë nuk është faktuar ky numër nga ka ardhur sms-ja. E kam kërkuar këtë person disa herë të ballafaqohem, por asnjë nuk me jep informacion rreth kësaj dhe prandaj kërkoj ndihmën tënde që të faktohen provat, pasi po me mbërthejnë dhe akuzojnë për një vrasje që se kam bërë dhe as nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Gjendja ime ekonomike është shumë e rënduar dhe skam asnjëri që të merret me këtë çështje, për arsye të një rasti tragjik të jetës time.

Fatkeqësi aksidentale me vdiqën nëna dhe babai. Motra e vogël e mitur jeton tek dajat si dhe vëllai që kam mezi po mbijeton. Prindërve ua mori jetën zoti, kurse mua do të ma marrë shteti, padrejtësisht. Prandaj po ju drejtohem juve, e vetmja shpresë që kam, që të mendosh si për fëmijët e tu, në këto kushte që jam të më ndihmosh për zbardhjen e kësaj ngjarje, që po rëndon mbi ata. Do t’ju jem mirënjohës për gjithë jetën. Sipas informacionit që kam Komisariati i Kurbinit dhe Lezhës, disponojnë fakte reale lidhur me këtë ngjarje dhe autorin i cili e ka bërë këtë krim, por e mbajnë në fshehtësi, sepse dikush është i lidhur dhe inkriminuar me këta persona.

Xhulio Prela u vra mëngjesin e 5 dhjetorit të 2020 në zonën e njohur si “Gajush”, në afërsi të Lezhës. Prela është ‘përplasur’ me drita makinash me një mjet fuoristradë ku udhëtonte ‘misteriozi’, dhe ka marrë të shara e ofendime nga ky i fundit.

Efektivi i FNSH-së ka ecur disa metra, pas është kthyer mbrapsht dhe i është vënë pas mjetit në fjalë, ka ulur xhamin e djathtë të makinës dhe me armën e shërbimit në dorë ka kërkuar llogari nga personi që kishte përballë.

Sherri ka agravuar në përdorimin e armës nga personi që ende nuk i dihet identiteti, i cili e ka qëlluar tre herë Prelën, nga ana e djathtë, duke bërë që plumbi t’i shkojë në zemër e t’i marrë jetën efektivit.

E ndërsa efektivi i FNSH-së nuk ka arritur ta përdorë dot armën e tij, e cila është gjetur poshtë sediljes së pasagjerit të mjetit të tij “Wolkswagen Passat”.

Më pas, autori është larguar duke lënë pas policin e vdekur. Nikoll Sherrniku, i arrestuar për vrasjen e efektivit ka mohuar autorësinë në këtë ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME