Categories Lajme

I çojnë ëmbëlsirë Rudinës në studio, Rita Lati prezanton për herë të parë motrën

Aktorja e njohur e humorit Rita Lati ka prezantuar ditën djeshme në emisionin e Rudina Magjistarit motrën e saj Norën. Në shenjë respekti, motra e Ritës i kishte përgatitur një ëmbëlsirë Rudinës e cila e tregoi në studio.

Në atë moment teksa po tregonte recetën, aktorja e humorit nuk nguroi që të bëjë shaka me moderatoren duke i kërkuar që ti kthejë pjatën. “Mos harro te me kthesh pjaten!”- i tha Rita me humor, duke krijuar të qeshura në studio.(kliko këtu për të parë videon) Rita dhe Nora janë rritur në Orikum të Vlorës, e si labe aktorja nuk la pa i kënduar një këngë prezantueses së emisionit, Rudina Magjistari. Rita Lati: Tani Rudina, s’ka edhe publik moj motër, se si më duket, sikur nuk jam mirë. Do xixëllojë thashë, do xixëlloj që të kënaq Rudinën.

Rudina: Ti shkëlqen sot. Rita Lati: Edhe, dy labe ke këtu, si të ta shpreh meqë kam edhe Norën këtu, të ta shpreh si ne andej nga Labëria, si i duam ato të mirat mbi të mira. Ti për ne je e mira mbi të mira, jo për Ritën dhe për Norën, por për të gjithë, të gjithë ne që të duam kaq shumë.

Unë do e shprehja kështu si labe: Moj Rudina me lezete, bobo ç’më bërë për vete, Moj Rudina me lezete, bobo ç’më bërë për vete. Rudina: Po të kishim edhe publikun do ia kishim marrë valles. Rita Lati: Po thashë, do ia këndoj dy llafe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME