Categories Lajme

“I dëgjuam telefonat duke u dridhur”, banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Fshati Jabllanicë i Gjakovës është mbuluar nga dhimbja pas humbjes tragjike të tre fëmijëve në shembjen e një shtëpie e cila ishte objekt i vjetër.

Përparim Ademaj, banor i fshatit, rrëfeu momentet rrëqethëse të kërkimit të tyre nën rrënoja.

“Në telefon më thanë se s’janë lajmëruar nga ora 16:00”, tregon ai, ndërsa kujton momentin kur bashkë me prindërit e fëmijëve shkuan në vendngjarje.

“U takova me prindërit e fëmijëve”, tha ai.

“T’u fol me ta e pamë një objekt që është shemb. Duke i thirr në telefon, i kemi dëgju telefonat duke ju dridh ndër plloçë”, shton tutje.

Në atë moment, filloi gara me kohën. Banorët e fshatit u bashkuan në përpjekje për të shpëtuar fëmijët, por gjithçka ishte e kotë.

“Kemi thirr kojshitë dhe me një traktor duke i hequr pjesë-pjesë, i kemi nxjerrë pa shenja jete”.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ende nuk dihen rrethanat që kanë shkaktuar shembjen e këtij objekti. Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Jabllanicë, Gjakovë 01.02.2025-23:00. Raportohet se në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasoj tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave”, ka njoftuar policia.

Policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.

Viktimat e këtij rasti tragjik, janë nga familja Ramaj, Mehmetaj dhe Morina dhe të njëjtit thuhet se ishin rreth moshës 15-16 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME