Categories Lajme

I dehur dhe nën efektin e drogës, arrestohet shoferi që dyshohet se përplasi për vdekje 73-vjeçarin në Tiranë

Ka rënë në prangat e policisë 45-vjeçari Edmond Ndoj, i cili dyshohest se përplasi për vdekje një 73-vjeçar dhe e braktisi  në rrugën “Asim Vokshi”, Tiranë disa ditë më parë.

Policia njofton se autori i dyshuar 45- vjeçar ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, pas marrjes së njoftimit se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, në rrugën “Asim Vokshi”, ka aksidentuar shtetasin Z. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, dhe drejtuesi i mjetit, pas aksidentit është larguar, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi E. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe është testuar drager dhe me aparatin drogë-testues dhe ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj tij, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 35.000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor,”-njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME