Categories Lajme

I dënuar për grup të strukturuar kriminal, arrestohet 51-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar 3 persona gjatë orëve të fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë, në pranga ka rënë një 51-vjeçar, i akuzuar për përfshirje në grup të strukturuar k riminal.

Njoftimi i policisë: Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme p enale.

Nga Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

F., 51 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 28.01.2021, e ka dënuar me 2 vjet e 1 muaj burg për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Rr., 49 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 03.03.2020, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale, “Dhunë në familje”.
Xh. Xh., 30 vjeç, banues në Lushnje, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 18.02.2021, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën  penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME