Categories Lajme

I dënuar për trafik droge dhe armësh, SPAK konfiskon pasuritë e Raul Zenunaj

SPAK ka konfiskuar pasuritë e Raul Zenunaj, i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Zenunaj rezulton se është duke vuajtur dënimin në një burg të Italisë, ku është ndaluar në 13 shkurt 2019. Në 4 gusht të vitit 2020, ai ishte bërë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.

Zenunaj është arrestuar si pjesë e një grupi me 36 persona të tjerë, të cilët janë dënuar për trafikimin e 8 tonë e gjysmë kanabis, 10 kilogramë kokainë e heroinë, si dhe armë e municione drejt Italisë.

PASURITË E KONFISKUARA:

1) Pasurisë së llojit “Njësi” me sipërfaqe totale 70 m², Bashkia Vlorë, e blerë nga subjekti në vitin 2012 në vlerën 6.944.000 lekë;

2) Pasurisë së llojit “Njësi” me sipërfaqe totale 50 m², Bashkia Vlorë, e blerë nga subjekti në vitin 2012 në vlerën 4.960.000 lekë;

3) Pasurisë së luajtshme automjet i markës BMW tip GM730D, në pronësi të subjektit Raul Zenunaj, e blerë nga subjekti në vitin 2014;

4) Pasurisë së llojit “Arë”, me sipërfaqe 5000 m², aktualisht në pronësi të shtetases E.S.

5) Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 159 m², Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit V.Z, e blerë në vitin 2010 në vlerën 8.107.092 lekë.

6) Pasurisë së llojit “Truall”, me sipërfaqe 105 m², Bashkia Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M, e blerë në vitin 2013 në vlerën 1.100.000 lekë.

7) Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 171 m², Bashkia Vlorë, në bashkëpronësi, të shtetasve V.Z dhe A.M, e blerë në vitin 2013 në vlerën 10.500.000 lekë.

8) Pasurisë së paluajtshme “Shtesë 4-katëshe”, me sipërfaqe totale të 4 kateve 640 m², në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M, Bashkia Vlorë. Nga ekspertimi i kryer në gjykim rezulton se vlera e investimit për pasurinë “shtesë 4-katëshe” është 20.216.320 lekë.

9) Pasurisë së llojit “Bodrum”, me sipërfaqe 181 m², Lagja “Kushtrimi”, Bashkia Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M, e blerë në vitin 2013 në vlerën 7.700.000 lekë.”

Në total, kundër këtij grupi të organizuar, ku bënte pjesë edhe Zenunaj, janë zhvilluar 26 operacione, disa prej të cilëve në Shqipëri, e disa të tjerë në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME