Categories Lajme

‘Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore’/ Lirimi i Tahirit, avokati: Plotësoi pesë kushte për t’u liruar

Avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri ka bërë të ditur se një nga arsyet e lirimit të klientit të tij ishte edhe gjendja shëndetësore e bashkëshortes. Maks Haxhia zbuloi se Tahiri plotësoi 5 kushtet që të lirohej nga qelia.

Nuk ka rrezikshmëri shoqërore, i kanë ngelur më pak se dy vjet, 1 vite e 7 muaj, ka të mitur në ngarkim, bashkëshortja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat, nuk iu shërben fëmijëve.

Këta 5 kushte pas 5 muajsh e ca që kur është paraqitur kërkesa ka bërë që gjykata ka dhënë vendimin për të ndryshuar vendimin.

Do të mbaj lidhje me shërbimin e provës. Nuk do të paraqitet në shërbimni e provës por do të ketë kontakte.

Edhe për jashtë shtetit nëse do të duhet të shoqërojë bashkëshorten.”– deklaroi avokati i Tahirit.

Ditën e sotme u mor vendimi që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit.

Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ.

Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli.

Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME