Categories Lajme

I vuri flakën shtëpisë së ish-vjehrrit të motrës në Durrës, arrestohet 18-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 18-vjeçarin  që i vuri flakën derës së banesës së ish-vjehrrit të motrës së tij për shkak të prishjes së marrëdhënies së mëparshme  familjare.

Po ashtu është shpallur në kërkim vëllai i të arrestuar, pasi kanosi me fjalë 61-vjeçarin.

Si pasojë e flakëve, u shkaktuan dëme materiale dhe iu rrezikua jeta banorëve të pallatit ku banonte i moshuari.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të përdorura nga këta shtetas, gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik ku mbahej lënda djegëse (benzinë) dhe një celular.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Identifikimi”.

I vuri flakën derës së banesës së një 61-vjeçari, për shkak të prishjes së një marrëdhënieje të mëparshme familjare, ndërmjet tyre, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.

Shpallet në kërkim vëllai i të arrestuarit, pasi kanosi me fjalë 61-vjeçarin, për jetën si dhe për të mos kallëzuar.

Sekuestrohen veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik i lëndës djegëse dhe një celular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast të dëmtimit të qëllimshëm, me zjarr, të derës së banesës së një shtetasi, për shkak të një konflikti ndërmjet tij dhe autorëve të dyshuar, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe arrestimin e përgjegjësve.

Nga veprimet e shpejta hetimore dhe procedurale të kryera dhe si rezulat i operacionit policor të koduar “Identifikimi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi 18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre, i ka vënë flakën derës së banesës së një 61-vjeçari (ish-vjehërri i motrës së tij).

Nga përhapja e flakëve u shkaktuan dëme materiale dhe iu rrezikua jeta banorëve të pallatit ku banonte 61-vjeçari.

Gjithashtu për këtë rast, shërbimet e Policisë shpallën në kërkim vëllanë e 18-vjeçarit, shtetasin , 22 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se përmes celularit, ka kanosur me fjalë, 61-vjeçarin, për jetën dhe për të mos kallëzuar. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të përdorura nga këta shtetas, gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik ku mbahej lënda djegëse (benzinë) dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME