Categories Sport

-10 pikë nga klasifikimi, UEFA e konsideron të pamjaftueshëm dënimin e Juventusit

UEFA kërkon të përjashtojë Juventusin nga Kupat e Europës. Finalja e Europa League bëri bashkë presidentin e federatës italiane, Gabriele Gravina dhe kreun e UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Në bashkëbisedimin e gjatë që dy krerët bënë me njëri-tjetrin mësohet se një nga temat që u diskutua ishte dhe dënimi i Juventusit. Sipas presidentit të UEFA-s, ndëshkimi për klubin bardhezi nga Federata, nuk ishte i duhuri për ngjarjet që përfshijnë fitimet kapitale dhe manovrat e pagave. Sipas mediave italiane, kreu i UEFA-s ka qenë i pakënaqur me dënimin që Juventus mori nga Federata italiane dhe ka diskutuar gjatë me Gravinan.

Nga Nion do të kishin preferuar që vetë Federata e futbollit Italian ta kishte përjashtuar klubin bardhezi nga Kupat e Europës dhe dënimi duhet të ishte edhe më i rëndë. “Zonjës së Vjetër” ju hoqën 10 pikë nga klasifikimi i përgjithshëm në Serie A dhe aktualisht është në vendin e shtatë, që minimalisht të dërgon në Conference League edicionin e ardhshëm. Tashmë fjala e fundit i takon UEFA-s për të mësuar përfundimisht fatin e Zonjës së Vjetër edicionin e ardhshëm në arenën europiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME