Categories Lajme

I dërgoi kushëririt në burgun e Lushnjes një plumb, policia e arreston në flagrancë

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar këtë të mërkurë një vizitor në burgun e Lushnjes pasi gjatë kontrollit i është gjetur një plumb.

I arrestuari K.Sh banues në Memaliaj kishte sjellë një qese me veshmbathje, brenda së cilës është gjetur edhe plumbi, për djalin e tezes A.A, i dënuar me tetë vite burgim për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së natkotikëve.

Njoftimi i plotë: Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka arrestuar sot në IEVP Lushnjë, një vizitor, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një fushek pistolete i kalibrit 7.65 mm.

I arrestuari në flagrancë, K.Sh, i datëlindjes 05.03.1980, banues në Memaliaj, kishte sjellë një qese me veshmbathje për djalin e tezes A.A, i dënuar me tetë vite burgim për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së natkotikëve.

Grupi i kontrollit ka vërejtur sendin e ndaluar në fund të qeses dhe SHKBB kreu arrestimin e personit në flagrancë pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Egzekutimit të Vendimeve Penale” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”parashikuar nga neni 278 dhe 324/a i Kodit Penal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME