Categories Lajme

I dërgoi mesazhe të dyshimta adoleshentit, jep dorëheqjen Ministri i Financave në Skoci

Një skandal ka përfshirë qeverinë në Skoci, ku sekretari i financave Derek Mackay, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas publikimit në media të disa mesazheve me natyrë të dyshimtë që ai kishte shkëmbyer me një djalë 16-vjeçar. Mackay, një nga figurat më të spikatura të partisë, që konsiderohej gjerësisht si një pretendent për të zëvendësuar përfundimisht Sturgeon, si drejtues të SNP, është është pezulluar edhe si anëtar i partisë Kombëtare Skoceze. Ishte gazeta “The Sun” që publikoi qindra mesazhe që Mackay, 42 vjeç, i kishte dërguar të riut, duke e quajtur atë “të lezetshëm”, dhe madje duke folur për flokët e djalit, dhe duke e ftuar atë në darkë, si dhe në një ngjarje parlamentare si mysafirin e tij.

“Unë mbaj përgjegjësi të plotë për veprimet e mia. Sjellja ime është një marrëzi dhe me të vërtetë më vjen keq. I kërkoj falje pa rezervë djalit të përfshirë në këtë histori dhe familjes së tij.” Shprehej në një deklaratë Mackay. Mackay, I cili zbuloi se ishte homoseksual pasi martesa e tij mbaroi në 2013, u miqësua me të riun në Facebook dhe Instagram dhe i dërgoi mesazhe të padëshiruara. Pas lajmit reagoi edhe Sturgeon, e cila në një deklaratë emergjente, tha se sjellja e tij ishte e papranueshme dhe tejet e rëndë. Mackay, pritej të dorëzonte projekt-buxhetin e qeverisë skoceze për vitin 2020-21 të enjten, por në vend të tij, do të jetë Kate Forbes, që do të bëjë prezantimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME