Categories Kuriozitete

I dërgonte çdo ditë mesazhe babait të vd ek.ur, katër vite më vonë i vjen mesazhi i papritur

Një histori aspak e zakontë ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë 23-vjeçare ka folur për katër vjet me rradhë me babain e saj të vdekur. Është vërtetë e çuditshme, por ja që ka ndodhur me  23-vjeçaren Chastity Patterson e cila historinë e trishtë e ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Duke qenë se ajo nuk e përballonte humbjen e të atit, vazhdoi sërish t’i shkruante mesazhe në numrin e tij të celularit pavarësisht se ai  kishte ndërruar jetë. Por çuditërisht dikush i ktheu përgjigje nga ana tjetër e telefonit, dhe vajza vazhdoi të fliste duke besuar se është babai i saj. Pra për katër vite me rradhë 23-vjeçares amerikane i kishte kthyer përgjigje një i huaj i cili  kishte humbur vajzën e tij në një aksident me makinë.

“Përshëndetje shpirt, nuk jam babai jot por mesazhet e tua më kanë mbajtur gjallë. Je një vajzë e mrekullueshme dhe do më kishte pëlqyer që vajza ime të ishte bërë si ti”.-i shkruan burri nga ana tjetër, dhe ky është momenti kur Patterson kupton se nuk  ka qenë i ati ai me të cilin ka folur për 4 vjet me rradhë mes mesazhe në celular.

‘Unë i kam shkruar çdo ditë babait tim për katër vjet rresht për ta mbajtur në dijeni se çfarë kam bërë këto vite. I kam treguar çdo gjë dhe si i kaloj ditët. Ditën e sotme më erdhi një sinjal prej tij që është gjithçka në rregull dhe duhet ta lë të prehet i qetë.’-shprehet vajza teksa tregon se çuditërisht mesazhi që i tregoi të vërtetën ka ardhur pikërisht në ditën e 4-vjetorit të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME