Categories Showbiz

I dha fund lidhjes së balerinit me partneren/ Elhaida Dani: Nuk kam thyer asnjë kod, as moral!

Këngëtarja Elhaida Dani në natën gjysmëfinale të “Dancing with the stars”, konfirmoi lidhjen e dashurisë më balerini Ledian Agalliajn. Gjatë kërcënimit të dytë, Elhaida dhe Lediani shkëmbyen puthje pasiononte mes tyre. Mirëpo lidhja e tyre nuk u prit nga të gjithë mirë. Elhaida në komente, u akuzua si shkaktarja që i dha fund lidhjes shumëvjeçare të Ledianit me ish-partneren e tij. Së fundmi, këngëtarja bëri një reagim, ku thekson se nuk ka thyer asnjë kod, as moral.

“E di që shumë prej jush po prisnit këngën e re, por më përpara: Doja të flisja hapur dhe të trajtoja një situatë e cila në ditët e fundit ka shkaktuar shumë diskutime e ndoshta dhe lënduar disa prej jush.

E kuptoj që si personazh publik, veprimet dhe zgjedhjet e mia kanë peshë dhe ndikim tek ata që më ndjekin. Jam gjithashtu shumë e vetëdijshme që shumë prej jush më shohin si model frymëzimi dhe e kuptoj përgjegjësinë që vjen me këtë rol.

Si asnjëherë tjetër në karrierën time, përtej bashkëpunimit profesional, përtej punës, ndjeva emocione dhe shkëndija të sinqerta, të cilat nuk i përmbajta dot. Si artiste besoj shumë tek forca që rrezaton dashuria për të frymëzuar, reflektuar pozitivitet e për t’i bërë njerëzit më të mirë, ndaj kjo shpjegon edhe arsyen pse vendosëm t’i ndajmë me publikun ndjenjat që kemi për njëri-tjetrin.

Megjithatë, nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana, të cilat ne i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste.

Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë dhe moral, por nuk jam unë personi që duhet t’i sqarojë mirë për publikun. E ndjej që mund të kem zhgënjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur historinë e vërtetë) dhe për këtë jam mërzitur sepse e di që dashuria dhe marrëdhëniet shpesh mund të jenë komplekse.

Prandaj në finale dua gjithsesi të kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar. Jam e përkushtuar të vazhdoj të punoj fort për të merituar, siç gjithmonë kam bërë, besimin dhe mbështetjen tuaj për të ecur përpara. Sinqerisht e juaja Elhaida”, shkruan Elhaida.Javanews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME