Categories Lajme

I dogjën gjatë natës makinën, flet këshilltari i majtë në Tropojë: Për shkak të funksioneve që kam patur

 

Persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën gjatë natës makinës së ish-drejtorit të OSHE në Tropojë Rrustem Gjonaj.

Makina mtip BENZ me targa AA165 DZ ndodhej në garazh. Rrustem Gjonaj, ish-drejtor i OSHE, tani është këshilltar i majtë në bashkinë e Tropojës. Dyshimet e para janë për shkak të funksioneve që ka patur.

Rrustem Gjonaj

“Më datë 12.10.2018, në lagjen “Dardania”, para banesës, është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz”, i shtetasit R.Gj., vjeç 47. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Rrustem Gjonaj ka qenë drejtor i OSHE-së në Tropojë në vitet 2014-2015 dhe nga viti 2015-2017 kordinator sigurimeve shoqërore.

Ndërkohë Gjonaj ka thënë se makina e tij është djegur nga persona të paidentifikuar për shka të detyrës së tij.

“Kështu e kam deklaruar edhe në polici. Automjeti im është djegur nga persona të paidentifikuar, për shkak të funksioneve që unë kam pasur. Unë nuk kam konflikte me asnjë njeri”, – është shprehur ish-drejtori i OSHEE, dy herë këshilltar i majtë në Bashki, Rustem Gjonaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME