Categories Lajme

I dyshuar për vrasjen në Deçan/ Njëri nga autorët ka tatuazh emrin e motrës së vetëvrarë

Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj janë arrestuar nga Policia, si të dyshuar për v rasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan.

Motivi i kësaj vrasjeje dyshohet se është hakmarrje për vetëvrasjen e vajzës dhe motrës së tyre, 20-vjeçares Heroina Mehmetaj, e cila i dha fund jetës së saj vitin e kaluar.

V dekja tragjike e Heroinës tronditi vendin më 14 qershor 2020. Pasi ajo i dha fund jetës, vëllai i saj, që sot u arrestua, Malsor Mehmetaj kishte bërë tatu emrin e motrës “Heroina”.

Sipas mediave në Kosovë, Malsori bashkë me vëllain Kreshnikun, e babain Halilin dyshohet se u hakmorrën ndaj shoferit të autobusit Gani Gjokaj, të cilin dyshohet se e vranë pasi e fajësonin për vetëvrasjen e më të dashurës së tyre, Heroinës. Prokuroria Themelore në Pejë sonte njoftoi për arrestimin e tre personave, të cilët tashmë janë dërguar në ndalim. Sinjali po ashtu raportoi se përveç arrestimit të tre personave, njësitet policore tashmë kanë nisur aksionin për kapjen e të dyshuarit të katërt lidhur me këtë vrasjen e trefishtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME