Pas Tik- Tok, “YouTube Short” është aplikacioni që po përdoret masivisht kohët e fundit. Mësohet se ky aplikacion ka nisur në Indi një vit më parë, por aktualisht përdoret nga 26 vende të botës.Shorts lejon përdoruesit të bëjnë video 15 minutëshe, të cilat mund t’i shoqërosh me muzikë. Kurse një nga avantazhet e Youtube Shorts është se integrohet brenda ekosistemit të YouTube dhe Google, që e bën lehtësisht të akesueshëm nga të gjithë.
Teksa YouTube po bën shumë përpjekje për të imituar formatin e TikTok, ky i fundit po eksperimenton me formate që janë më afër fokusit tradicional të YouTube. Kohët e fundit është trefishuar gjatësia maksimale e videos në tre minuta për të gjithë përdoruesit.
