Shumë familje në vendin tonë janë duke jetuar midis skamjes dhe mjerimit. E tillë është edhe historia e familjes Hima në fshatin Gurëz të Kurbinit. Djali i madh i kësaj familje, Alfredi prej disa vite ka pësuar një traumë dhe ka humbur njërën dorë. Ai ka gjashtë fëmijë. Shpesh herë fëmijët e tij dhe familjarët e tjerë flenë pa ngrënë, pasi nuk kanë asnjë mundësi.
38-vjeçari e ka të pamundur të sigurojë të ardhura për familjen, pasi ai edhe pensionin e invaliditeti nuk e siguron më. Mësohet e Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore nuk ja mundëson një pension sikur më parë. E për këtë gjë arsyet mbeten ende të panjohura për të. Për disa vite me radhë ai kishte mundur t’i ushqente fëmijët e tij me të ardhurat që siguronte nga invaliditeti, por tashmë nuk e merr më pensionin.
Fëmijëve të tij u mungon kafshata e gojës dhe kjo është një situatë mjaft e rëndë. Ata as nuk mund të marrin më me listë nëpër dyqane sepse kanë kudo borxhe. Familja Hima lutet që institucionet përgjegjëse t’u vijnë në ndihmë dhe t’u japin pensionin që u takon.
