Categories Lajme

“Motra e deputetes së PS do emërohet Prokurore në Vlorë, Bashkëshorti i dë.nuar për dr*gë”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot atë që ai e quan “ngjitjen e pandalshme të klanit mafioz Felaj”. Berisha ka publikuar në Facebook një mesazh që sipas tij është dërguar nga një prokuror i Vlorës, i cili bën të ditur se në këtë prokurori do vendoset motra e deputetes së PS-së, Ermonela Felaj.

Sipas ish-kryeministrit, bashkëshorti i motrës së deputetes që pritet të emërohet prokurore në Vlorë është i dënuar në Itali për trafik droge.

DEPUTETJA E PS, ERMONELA FELAJ ME BASHKESHORTIN BLEDAR VALIKAJ

“Klani mafioz kriminal Felaj ne ngjitje te pandalshme!

Miq, pas emërimit prokuror te burrit te ndrikull Ermonela, te cilin për pazarin e një dosje qe hetonte e shoqja e morën peng për dite te tera ortaket e tij ne krim, qytetari dixhital thotë se motra e ndrikull Ermoneles, bashkëshorti i te cilës ka bere burg ne Itali per trafik droge po emërohet nga kunat KLP prokuror ne Vlore! Rrofte ndrikull Ermonela dhe kunat KLP!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema doktor, ju uroj shendet. Jam nje prok ne prokurorine e Vlores. KLP po ben gati te vendose ne Prokurorine e Vlores motren e deputetes Ermonela Felaj, e cila quhet Eranda Felaj. Përveç se është motra e deputetes, ka dhe nje problem tjeter, sepse kjo prokuroria e ka patur bashkeshortin te denuar ne Itali per droge”, shkruan Berisha.

Berisha-Felaj-motra-prokurore

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME