Categories Lajme

I hoqi oksigjenin grekut me covid, ja si u zbulua shqiptari nga gjurma e gishtit

Një nga lajmet kryesore ditën e sotme në mediat greke është vdekja e një të moshuari 76-vjeç në një nga spitalet COVID, të cilit i hoqi tubin e oksigjenit një pacient shqiptar, pasi ishte shqetësuar nga zhurma. Por si u zbulua se pas krimit qëndronte shqiptari? Mediat në Athinë kanë publikuar raportin e hetimeve që zbulon se pacienti shqiptar u identifikua nga gjurmët e gishtave.

Gjendja e pacientit grek ishte e stabilizuar sipas mjekëve, por papritur filloi të binte alarmi i pajisjes duke treguar se ishte jashtë funksionit. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, stafi nuk arriti që ta mbante në jetë 76-vjeçarin.

Mjekët konstatuan se priza e pajisjes së oksigjenit ishte hequr duke krijuar dyshimet mbi atë që kishte ndodhur, pasi sipas tyre, pacienti vetë nuk ishte në gjendje që të ngrihej. Mjekët kërkuan ndihmën e hetuesve të cilët zbuluan se në ventilator ishte gjurma e gishtave të pacientit tjetër në dhomë, që është shqiptar.

Pacienti shqiptar fillimisht mohoi çdo përfshirje, por policia sipas mediave kishte prova të pakundërshtueshme, që ishin shenjat e gishtave. Autori pranoi krimin, ndërsa u shpreh se prizën e hoqi pasi e shqetësonte zhurma e ventilatorit. Po sipas mediave, shqiptari ka çrregullime të shëndetit mendor dhe neurologjik, të shkaktuara nga përdorimi i medikamenteve psikotrope, por edhe gjendjes së krijuar nga infektimi me COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME