Categories Lajme

I infektuar me covid-19, pacienti hidhet nga ballkoni i spitalit

Një pacient i infektuar me Covid-19 i cili ishte i shtruar në repartin infektiv të spitalit Covid në Maqedonin e Veriut është hedhur nga ballkoni i spitalit mëngjesin e sotëm. 70-vjeçari i dha fund jetës së tij tre ditë pasi u shtrua duke u hedhur nga dritarja e katit të parë të spitalit. Nga drejtoria e spitalit thonë se mjekët bënë gjithçka për t’i shpëtuar jetën. Ekipi kujdestar ka njoftuar policinë dhe prokurori kompetent ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Psikologët kanë një shpjegim për këtë fenomen. Gentiana Mehmeti tha se nga gjendje e rënduar psikike, pacientët në rrethana paniku nga vështirësitë në frymëmarrje kërkojnë mundësinë e parë për të dalë nga ambiente të mbyllura. Psikologët thonë se pacientët në mënyrë të pavetëdijshme për të shpëtuar jetën kërcejnë nga dritarja, duke shkuar drejt vdekjes.

Kjo ka shkaktuar një gjendje mendore mjaft të rënduar tek njerëzit me pasoja shumë dimensionale psikologjike, jo vetëm fizike por edhe mendore, të tilla si stresi, frika dhe ankthi, u shpreh Gentiana Mehmeti, psikologe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME