Categories Lajme

I infektuari shkoi në klub nate, 280 persona futen në karantinë

Mjeku kantonal Solothurn në Zvicër dërgoi 280 persona në karantinë të enjten në mbrëmje, sepse një person theu izolimin dhe shkoi në një festë në një klub nate edhe pse ishte i infektuar.

Andreas Faller, avokat i specializuar në ligjin shëndetësor tha se personi në fjalë ka kryer veprën penale “Dëmi trupor”. Kjo nënkupton që personi me vetëdije pranoi të infektonte njerëzit e tjerë me koronavirus. Kjo varet nga sa e rrezikshme është rrjedhja e sëmundjes së të infektuarve, nëse kjo tashmë përfshin dëmtim fizik. Sa më serioze të jetë situata dhe nëse do të ketë edhe dëmtime të  përhershme tek të infektuarit, aq më e rëndë do të jetë akuza.

Avokati ka thënë “Dëm të thjeshtë trupor” është burgim deri në tre vjet ose gjobë, nëse një person i infektuar paraqet një ankesë penale. “Dëmi i rëndë trupor”, ndiqet sipas detyrës zyrtare, ku dënimi është deri në dhjetë vjet burgim. Faller, ka sqaruar se: “Problemi është të vërtetoni se ai me të vërtetë infektoi personin tjetër”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME