Categories Lajme

I jepet lamtumira 10-vjeçarit që vdiq pas përplasjes së dy makinave në Bërxullë, shoferi në gjendje të dehur

Familjaret dhe të afërmit i dhanë lamtumirën e fundit 10-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht të shtunën pasi u godit nga një automjet që pas përplasjes në kryqëzim, përfundoi në lokalin ku ishte ulur i mituri.

“Ka qenë I ulur aty brenda në lokal, ka vdekur në vend”- tha një banor.

Fëmija mësohet se po qëndronte në lokalin e familjes ndërsa të afërmit kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë. Policia ka vënë në pranga dy shoferët që shkaktuan aksidentin me vdekje ndërsa nga të dhënat e para njëri prej tyre ka rezultuar në gjendje të dehur.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19 te së shtunës, në kryqëzimin e Laknasit, ku buzë rrugës ndodhet edhe lokali ku ishte i ulur 10 vjeçari.

Sipas informacioneve mësohet se fillimisht janë përplasur dy makinat, më pas si pasojë e shpejtësisë  njëra ka përfunduar në lokal, ku dhe ka përplasur për vdekje të miturin . Dy drejtuesit e mjeteve njeri Erjon Hajdini 30 dhe tjeri Naim Allmeta 63 vjeç janë nënshtruar ekzaminimeve mjeksore paraprake. Nga analizat, ka rezultuar se 63-vjeçari Allmeta po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, çka dyshohet se është bërë edhe shkak I ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME