Categories Showbiz

“I kam shkáktuar dhímbje”, vajza i kërkon fálje nënës: Më fál që nuk të mbrojta kurrë

Debatet dhe mosmarrveshjet e vazhdueshme në një çift në disa raste mund t’i çojnë drejt divorcit. Secili nga ish-partnerët pas ndarjes, mundohen të krijojnë një jetë të re dhe pse jo të rimartohen përsëri. E tillë ishte dhe historia e Suzanës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Suzana nga martesa e parë kishte sjellë në jetë një djalë dhe pas ndarjes kishte vendosur të martohej me Izetin, i cili kishte 5 fëmijë nga martesa e mëparshme.

Në studio kishte ardhur, Shqipja vajza e Suzanës dhe Izetit e cila rrëfeu historinë e nënës së saj. Sipas Shqipes, Suzana nuk ishte pritur mirë nga familjarët e tjerë të Izetit dhe nga debatet e vazhdueshme ajo ishte detyruar që të linte djalin e saj nga martesa e parë. Shqipja tregoi se ajo nuk e kishte mbrojtur kurrë nënën në këto debate, madje i kishte dalë kundër duke mbajtur anën e Izetit. Për këtë arsye, Shqipja kishte zgjedhur programin për t’i kërkuar falje nënës së saj për çdo dhimbje që i kishte shkaktuar ndër vite, por edhe për t’i premtuar se do të bënte të pamundurën që Suzana të vendoste një urë komunikimi me djalin nga martesa e parë. “Mama të thirra për të të kërkuar falje për çdo gjë që, tani vonë e kam kuptuar se ti nuk ke pasur kurrë faj. Më fal që nuk të mbrojta më parë!”,- u shpreh Shqipja. Suzana rrëfeu se sa e vështirë kishte qenë për të që të përballej e vetme çdo ditë me debatet e panumërta edhe pse nuk kishte faj. Ajo gjithashtu shprehu dëshirën që të krijonte një urë komunikimi me djalin e saj që ishte detyruar ta braktiste, për t’i kërkuar falje për veprimet që kishte bërë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME