Categories Lajme

I kërkuar për vrasje me dashje, arrestohet turku në Tiranë

Një shtetas turk, i cili mbahej nën masën e arrestit të shtëpisë, për trafik emigrantësh, është vënë në pranga me qëllim ekstradimi, pasi është zbuluar se ka qenë i kërkuar nga Turqia për vrasje me dashje.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Taksim” u arrestua në flagrancë shtetasi Ulas Cokyigit, o cili pritet të ekstradohet drejt Turqisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Taksim”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Interpol Tirana. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjatë veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Taksim”, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Turqisë, të shtetasit:

U. C., 41 vjeç, banues në Tiranë, me shtetësi turke, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjatë verifikimeve të mëtejshme ka rezultuar se më datë 08.03.2022, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi zyra e Kryeprokurorit Turqi/Stamboll, ka lëshuar urdhër arrestin për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit U. C., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese turke, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME