Categories Lajme

I kishte lënë në tavolinë dhe ishte larguar, kamerieri shqiptar i kthen gjysmë milionë dollarët zonjës që i harroi

Një grua e cila kishte harruar gabimisht në një piceri pothuajse gjysmë milionë dollarë pati fatin e mirë që paratë e saj ranë në dorë të një shqiptari.

Karen Vinacour kishte qenë bashkë me vajzën e saj në një piceri të quajtur Patsy’s në Nju Jork, për drekë dhe e kishte lënë zarfin me çekun brenda pa e kuptuar.

Vinacour nga Manhattan kishte lënë në tryezën e saj çekun me 424,000 dollarë, para me të cilat do të paguante shtëpinë e saj të re.

Për fatin e saj të mirë, tryezën ku ajo ishte ulur shkoi që ta rregullonte kamerieri shqiptar i quajtur Armando Markaj.

Markaj është një 27-vjeçar i cili punon tek piceria dhe vazhdon studimet për mjekësi. Pasi pa që në tavolinën ku ishte ulur gruaja ishte një zarf banke, Armando e kuptoi menjëherë se me shumë mundësi do ishte diçka me rëndësi.

Ai u shpreh për Daily News:

“Jam me të vërtetë shumë i lumtur për të. Të shtunat janë shumë të zëna dhe unë isha gati të hidhja çdo gjë që ishte në tavolinë në plehra në momentin që pashë një zarf..E mora dhe pash emrin e ,Citibank’ e mendova se duhej të ishte e rëndësishme. Kështu që dola në rrugë që ta kërkoja, por ajo kishte ikur.”

Markaj u trondit kur hapi zarfin dhe zbuloi që brenda kishte një çek me pothuajse gjysmë milioni dollarë.

Ai foli menjëherë me pronarin e picerisë, Frank Brija, dhe u kujdesën që paratë të ktheheshin tek e zonja.

Kur Karen u paraqit tek piceria për të marrë çekun, gjëja e parë që i tha pronarit ishte se ishte penduar shumë që nuk i kishte lënë bakshish Markajt ditën e incidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME