Categories Lajme

I konfiskojnë ‘Porsche’ 100 mijë euroshe, serbët i bëjnë ‘gjëmën’ kosovarit

Doganierët serbë në kalimin kufitar në Merdarë e kanë ndaluar dhe konfiskuar një makinë të shtrenjtë “Porsche 911 Carrera 4 GTS” me tabela gjermane, në vlerë prej rreth 100.000 euro. Pretendohet se makina nuk ishte e regjistruar, sqaron drejtoria e Doganave të Serbisë.

Gjykata për Kundërvajtje në procedurë të përshpejtuar e ka dënuar shtetasin 48 vjeç, shqiptar nga Kosova me vendbanim në Gjermani, me gjobë prej 100.000 dinarëve (rreth 850 euro) dhe me masë të “sigurisë konfiskim të përhershëm të mallit të pa lajmëruar”. “Me kontroll të dokumentacionit është konstatuar se Porsche nuk është regjistruar, që do të thotë se ishte dashur të lajmërohet dhe të vendoset nën mbikëqyrje të doganës, gjë që vozitësi nuk e ka bërë”, pretendon drejtoria e Doganave.

“Në pyetje të doganierit përse nuk e ka lajmëruar veturën pasi nuk ishte e regjistruar, vozitësi ka thënë se bëhet fjalë për veturën e djalit të tij për të cilën nuk ka ditur se a është e regjistruar, si dhe që në këtë rast duhet ta lajmërojë”, pretendohet në kumtesë.“Vetura luksoze së shpejti mund të gjendet në ndonjë nga ankandet publike të cilat i organizon drejtoria e Doganave”, pretendohet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME