Categories Lajme

I ‘krimbur’ në para, oligarku fiton tenderin e dyshimtë mbi 1 miliard Lekë

Bosi i naftës Frident Kuqi ka fituar një tender të dyshimtë nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Krujës, e drejtuar nga Ledio Cela dhe nën varësi të Bashkisë së Krujës. Tenderi problematik Javën e kaluar, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Krujës ka shpallur fituesin e tenderit me objekt ‘blerje karburanti për vitin 2020’, kompaninë “EUROPETROL DURRES ALBANIA”. Firma në fjalë zotërohet nga 60-vjeçari Frident Kuqi, raporton gazetaAtdheu.

Referuar kontratës, Kuqi, i etiketuar në media si oligarku i naftës në vend, do të marrë nga Ujësjellës Kanalizimet mbi 1 miliard Lekë për furnizimin me karburant të këtij institucioni. Më konkretisht: 1.094.819,00 (nje milion e nente dhjete e kater mije e teteqind e nentmbedhjete presje njezet e dy) lekë të reja pa TVSH. Oferta është thuajse sa fondi limit: 1.094.819,22. Sipas profesionales “OpenProcurement Albania”, tenderi është klasifikuar me flamur të kuq. Arsyeja – për shkak të mungesës së konkurrencës në tender.

Mbi 7 milard lekë publike me tendera problematikë Sipas të dhënave të “OpenProcurement Albania”, Frident Kuqi, vetëm me kompaninë “EUROPETROL DURRES ALBANIA”, ka fituar 23 tendera që nga viti 2016, me një shumë totale rreth 7 miliard Lekë. Disa nga këto tendera janë klasifikuar me flamuj të kuq.

Në Qershor të vitit të kaluar, po nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Krujës, kompania e Kuqit ka arkëtuar rreth 1.5 miliard Lekë – 1 439 244,00 Lekë të reja. Edhe asokohe, tenderi me objekt ‘blerje karburanti’ u klasifikua problematik pikërisht për shkak të mungesës së konkurrencës. Tendera të flasifikuar me flamuj të kuq ka fituar po ashtu nga Bashkia e Krujës, e Tepelenës dhe ajo e Konispolit.

Problemet me drejtësinë të një nga njerëzve më të pasur në Shqipëri Frident Kuqi, sipas raportimeve ndër vite, është cilësuar si një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri.  Pronari i disa kompanive në fushën e hidrokarbureve sipas QKB-së, vitin e kaluar, është përfshirë në një ngjarje për të cilën janë ngritur penale ndaj tij. Frident Kuqi është akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për perprate penale “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “Keqtrajtim personi”.

Sipas raportimeve në media: Më 3 Tetor 2019, ka dhunuar dhe më pas ka marrë peng pronarin e një pike karburanti në qytetin e Përmetit. Ka qenë ky i fundit që ka kallëzuar në prokurori biznesmenin. 57-vjeçari G.Z. ka thënë se përmes presionit është çuar tek noteri, ku duhet të firmoste një dëshmi ku pranonte se i kishte një borxh prej 30 milionë Lekësh të vjetra Kuqit. Kjo, sipas viktimës së ngjarjes, pasi Frident Kuqi i kërkonte qiranë e pikës së karburantit në Përmet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME