Categories Lajme

“I mbajta makinën”, zbardhen kodet e trafikantëve të “Shpirtit” për drogën

Në dosjen h etimore të operacionit ndërkombëtar “Shpirti”, janë deshifruar edhe kodet që përdornin anëtarët e bandës k riminale gjatë bisedave telefonike.  Malton Lleshi i dërgon një SMS Ferhat Ajdinit duke i kërkuar të gjejë blerës për l ëndën n arkotike që paguan me para në dorë.

“Që përputhen në mënyrë të saktë me deklarimet e shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini janë të dhënat që kanë rezultuar nga përgjimi telefonik në ditët më pas ku shtetasi Malton Lleshi në pamundësi për të paguar ata të dy, përsa kishin rëndë dakord për t rafikimin e l ëndës n arkotike nga Shqipëria në Itali, ju kishte dhënë mundësinë t’ia jepnin ndonjërit që ishte në gjendje për ta paguar menjëherë.

Kjo rrethanë rezulton nga SMS të dërguar në orën 13:13 të datës 18  gusht 2016 nga shtetasi Malton Lleshi në drejtim të shtetasit Ferhat Ajdini. “ Ehi shikoj mos të gjesh ndonjë që e merr me lekë në dorë aty e më thuaj se i bëjmë një çmim të mirë.

Menjëherë më pas në orën 13:16, shtetasi Ferhat Ajdini i ka dërguar një SMS si përgjigje shtetasit Malton Lleshi, me të cilin i thonte se e kishte shitur me 13/14 euro për gram, domethënë 1300/1400 euro për kg”, thuhet në dosje.

Më pas Ferhat Ajdini e njofton Fiqiret Seferin se i ka mbajtur makinën Malton Lleshit duke iu referuar l ëndës n arkotike.

“Ferhat Ajdini e azhornonte Fiqiret Seferin mbi akordet e marra me shtetasin Malton Lleshi duke e përdmendur me emrin Labi, duke i referuar në mënyrë të koduar që kishte mbajtur një pjesë të l ëndës n arkotike: “i mbajta makinën”.

Pyetjes së shtetasit Fiqiri Seferi nëse kishte mbajtur të gjithë l ëndën n arkotike të mbetur.  “I ke mbajtur makinën? (…) të gjithë!”. Referimi i “makinës”, duke pasur fjalën për ngarkesën me l ëndë n arkotike të t rafikuar nga Shqipëria që kishte ngelur në disponim të Ferhat Ajdinit”, thuhet në dosje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME