Categories Lajme

I mbijetoi aksidentit të rëndë me zetor, i riu nga Devolli ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

JOQ Albania ka vizituar dhe ka parë nga afër gjendjen e të riut Dorjan Bushi, i cili i ka mbijetuar një aksidenti të rëndë me zetor katër vite më parë, si pasojë e të cilit humbi jetën shoku i tij A. K 24 vjeç, ndërsa ai vetë u plagos rëndë dhe përfundoi në koma. Dorjanit i është dashur të kryejë në sërë ndërhryjesh kirurgjikale në Greqi për shkak të disa infeksioneve në këmbë, gjë që i ka rrezikuar edhe ecjen.

Një spital në Greqi i ka ofruar garanci se ai mund të rikthehet në gjendjen e mëparshme, por derisa të kryhet operacioni, i duhen 8000 lekë në ditë mjekime, gjë që është një kosto e papërballueshme për familjen e tij. Më poshtë jepet informacion më i detajuar në lidhje me gjendjen e Dorjan Bushit si dhe numri i kontaktit dhe IBAN nëpërmjet të cilit mund të kontribuoni financiarisht për të riun.

Dorjan Bushi ka nevojë për ndihmën tonë! Dorjan Bushi, i ka shpëtuar një aksidenti të rëndë në të cilin humbi jetën shoku i tij, ndërsa vete ra në gjendje kome. Pas zgjimit nga koma, iu desh të përballej me kalvarin e operimeve të njëpasnjëshme në shtetin grek për kembet, pasi këmba i mblidhte vazhdimisht infeksion, duke rrezikuar ecjen e tij përgjithmone.

Pas mungeses së garancisë afatgjate për protezën në Spitalin e Traumës në Shqipëri, ai është operuar në një spital në shtetin fqinj. Atje i kanë garantuar ecjen pas dy ndërhyrjeve për implantimin Kokso-Femural. Deri në operimin e rradhës, i duhen 8000 lekë të reja mjekime në ditë së bashku me sherbimin e mjekut privat në shtëpi. Kosto e cila është e pa përballueshme për familjen e tij.

Deri më tani ia ka dalë me ndihma nga të afërmit e tij, por me mbështetjen e munguar nga institucionet shtetërore shpresa e tij e vetme është zemërgjerësia e shqiptarëve, të cilët kanë treguar se kur bëhen bashkë asgjë nuk është e pamundur. Familja Bushi i detyrohet institucionit grek 3000 euro për operimin e fundit që ka kryer, borxh ky që duhet të shlyhet deri më datë 25 dhjetor në të kundërt spitali e paralajmeruar se do të gjobitet.

Dorjani kerkon ndihmën e të gjithë neve për të shlyer borxhin e operimit në Greqi, mbeshtetjen e institucioneve për trajtimin që duhet të marre deri në operimin tjeter dhe nese do te kishte garanci, operimin e rradhës ta bënte në një spital në Shqipëri pa pagesë. Përndryshe është i detyruar të kërkojë ndihmë sërish për operim ne spitalin grek ku i është garantuar ecja. Numri i kontaktit: +355 69 446 6531 ; IBAN: AL 2121 1009 0000 0000 0161 8973

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME