Categories Lajme

I mbylli kazinonë Besnik Sulajt? Gazetarët bëjnë për ujë të ftohtë Braçen

Paraditen e sotme zv.kryeministri Erion Braçe njoftoi se taivani në qendër të Tiranës në pronësi të biznesmenit Besnik Sulaj ishte mbyllur, për shkak se ishte gjetur për herë të dytë duke mos lëshuar kupon tatimor.

Braçe shprehej në postimin e tij se nuk ka rëndësi asnjë miqësi përballë ligjit, dhe se te bizneset e mbyllura përfshihej edhe kazinoja. Mirëpo gazetari Basir Çollaku shprehet se aktiviteti në kazino vijon, dhe Erion Braçe nuk ka asnjë shans që të shkojë të hetojë ARMO-n  e Sulajt në Fier.

“Braçja pasi bllokoi Beson lart, zbriti poshte nga kazinoja e i keputi nje dore me bet te madh dhe kuvenduan per naften qe se rruan kush per ca 60 e kusur milione euro detyrime…

tdu vllai..i thane njeri-tjetrit pastaj…se po te kishte te ndenjura shkon atje te kuponi i munguar i naftes ne Fier..por atje do bythe puna shoku Braçe..”, shkruan Çollaku në rrjetin e tij social Facebook.

Ndërkohë që të njëjtin denoncim bën dhe gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, i cili këmbëngul se kazinoja vijon aktivitetin normalisht.

“Per nje moment, kur pashe lajmin e zvkryeministrit se u mbyll kazinoja kombetare e besova me te vertete qe qeveria jone me ne fund u be me bole per t’u rene te forteve.

Por e vetmja gje per te cilen qeveria nuk te zhgenjen asnjehere eshte zhgenjimi. Meqe ra fjala shek-sheket, e kuqe e zeze dhe gjithe kazinoja eshte hapur.

Sa xhiro ben me shitjen e supes per nje vit, e ben vetem nje shek sheke brenda dites”, shkruan Tomorri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME