Një i mitur shqiptar është kapur në ndjekje nga efektivët e policisë italiane, teksa ishte përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së drogës në zonat publike të Pavias.
Me të parë oficerët, ai hodhi një bllok ngjyrë kafe në lulishte, e cila më vonë rezultoi se përmbante hashash. Me urdhër të Prokurorit të Milanos ai u arrestua dhe u dërgua në Institutin Beccaria.
Policia njoftoi zyrtarisht arrestimin vetëm dje, pasi aksioni ishte bërë ditë më parë. ndërhyrja u krye pranë një supermarketit Esselunga, një zonë e njohur për aktivitete grabitqare dhe trafik droge, rezultoi në sekuestrimin e afërsisht 100 gramëve hashash, një peshore precize dhe një telefoni celular me origjinë të dyshuar të vjedhur.
Patrulla në shërbim gjatë zonës, pikasi shqiptarin teksa kryente lëvizje të dyshimta. Ai ishte në shoqërinë e dy adoleshentëve të tjerë, po shqiptarë dhe teksa i pa oficerët, hodhi menjëherë pakon e drogës në lulishte i alarmuar. Pakoja më vonë rezultoi se përmbante 70 gramë drogë.
Nga kontrolli iu gjet edhe peshorja precize në xhepin e xhaketës.
Në shtëpi gjithashtu u gjetën afërsisht 25 gramë hashash të tjera, si dhe iPhone i vjedhur me një kartë SIM, që do analizohet për prova dhe kontakte.
