Categories Lajme

VIDEO/ Momenti kur ekipet e emergjencës të Forcave të Armatosura shpëtojnë 220 dele dhe 200 qengja nga përmbytjet në Fier

Çarja e argjinaturës së lumit Seman në disa segmente ka shkaktuar përmbytje të rënda në fshatin Hasturkas, në njësinë administrative Libofshë.

Ushtria e cila ndodhet në zonë për menaxhimin e kësaj situate kanë shpëtuar nga rreziku i mbytjes 220 kokë dele.

Ndërkohë në një stallë të fshatit kanë nxjerrë nga zona e rrezikut edhe 200 qengja.

Çarja e argjinaturës së lumit Seman në disa segmente ka përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore në fshatin Hasturkas në Libofshë dhe 20 banesa.

Banorët të cilët kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në gatishmëri shprehen të alarmuar nga situata.

Përgjatë gjithë natës janë evakuuar 9 persona të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre, ndërsa të tjerë janë të shqetësuar për fatin e të afërmve të tyre me të cilët kanë humbur kontaktet.

Ndërkohë forcat e ushtrisë ndodhen me varka pranë zonës detare dhe pranë stallave të bagëtive për të evakuuar jo vetëm çobanët, por edhe bagëtitë e rrezikuara.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME