Disa shqiptarë, që tráfikonin në mënyrë ílegale qytetarë nga Lindja e Mesme drejt vendeve europiane kundrejt parave është kapur nga pòlicia dhe janë árrestuar 6 persona. Ata janë identifikuar si Ali Osmanaj, 36 vjeç, Aida Velcani,39 vjeç, Mentor Isufi,30 vjeç, Anamaria Bengaj, 20 vjeçe të gjithë banues në Tiranë dhe Ardit Pinderi, 21 vjeç, Melinor Pinderi, 19 vjeç , banues në Korçë.
Pas árrestimit, pòlicia sèkuestroi shuma parash, ármë zjárri pistòletë, automjete e prova të tjera. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Greqi, Turqi dhe Lindjen e Mesme, për një periudhë 9-mujore kanë organizuar dhe drejtuar veprimtarinë kriíminale të tráfikimit të personave me origjinë nga Lindja e Mesme në Greqi, Shqipëri deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.
Gjatë ndjekjes së këtij procedimi pènal janë dokumentuar rreth 4 raste të tráfikimit të personave nga ky grup dhe sipas të dhënave këta persona merrnin nga 100-300 euro për çdo emígrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës. Shtetasit A. O., A. V. dhe M. I. janë kapur në flágrancë në afërsi të rrethrrotullit të TEG-ut duke transportuar me automjetet 5 emígrantë të palígjshëm nga Maroku.
Gjatë këtij òperacioni pòlicor janë mundur të sigurohen prova materiale të përfitimeve të këtyre personave nga kjo veprimtari kríminale, konkretisht: 12.000 euro, 1 milion lekë, një ármë zjárri pistòletë me krèhër me fishèkë, 10 aparate celuarë, mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjensitë e transfertave të parave, si dhe dy automjete që shërbenin për të transportuar emigrántët. Materialet procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit’’ dhe “ármëmbajtja pa leje”.
