Categories Lajme

I morën qytetarit 5 000 euro përmes mashtrimit, 2 të ndaluar

Policia ka arritur të arrestojë dy persona, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin mashtronin qytetarët, me qëllim përfitimin e shumave të caktuara monetare. Sipas policisë, në pranga ranë dy persona, pasi ndër të tjera dyshohet se i kanë marrë një shtetasi shumën prej 5000 euro.

Njoftimi i policisë: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke mashtruar persona të tjerë, në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Përmetit, për të përfituar shuma parash prej tyre, vihen në pranga 2 shtetas.  Njëri prej të ndaluarve dyshohet se ka kryer edhe 5 raste të tjera mashtrimi në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur ndalimin e shtetasit E. J., 36 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetases M. T., 26 vjeçe, banuese në Trevllazër, Vlorë. Shtetasi E. J. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, iu ka marrë dy shtetasve në qytetin e Korçës, shumat 1800 euro dhe 800.000 lekë. Në momentin e ndalimit në rrugë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Pas verifikimeve, shtetasi E. J. ka rezultuar i shpallur në kërkim edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, më datë 18.02.2021, për të njëjtën vepër penale. Ndërsa ndalimi i shtetases M. T. u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se i ka marrë një shtetasi nga fshati Petran, Përmet, nëpërmjet mashtrimit, shumën 5000 euro. Veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë rast po kryhen nga Komisariati i Policisë Përmet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME