Categories Lajme

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Ngacmimi i gruas së autorit G.B., nga Egli Pashollari dyshohet se është bërë shkak për vrasjen me thikë të 31-vjeçarit pasditen e të premtes në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

Sipas burimeve të policisë, bashkëshortja e autorit, e cila punon shitëse në një market në afërsi të vendit ku ndodhi krimi, i ka treguar burrit për ngacmimet e Pashollarit.

G.B., bashkë me gruan dhe një tjetër person rreth orës 15:40 u konfliktuan me 31-vjeçarin, ku dhe e goditën me thikë për vdekje.

Pas ngjarjes ata janë larguar me makinën e autorit dhe pasi e kanë braktisur kanë marrë taksi për në banesën e tyre në zonën e Sharrës. Pasi kanë shkuar në shtëpi, autori është arratisur, dhe tashmë ndodhet në kërkim nga policia.

Gruaja e tij është marrë në pyetje dhe ka thënë se viktima e ngacmonte shpeshherë dhe nuk e linte rehat. Ajo nuk është arrestuar nga policia.

Në pyetje janë marrë edhe prindërit e autorit, të cilët kanë dhënë të njëjtin version si gruaja.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjithçka që duhet të dini për deklarimin e të ardhurave

Prej 22 janarit 2026, administrata tatimore ka hapur sistemin e-Tax, i cili mundëson plotësimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

Është liruar nga burgu ish-deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Jurgis Çyrbja. Çyrbja ka përfunduar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 27-vjeçari vetëplagoset dhe vdes në spital, qëllohet tjetri në Kombinat

Dy ngjarje të tjera të rënda janë regjistruar  në Tiranë. Policia njofton se rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se u hodh në lumin Osum, kërkime me polumbarë të RENEA-s në kanionet e Skraparit për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit

Nisin kërkimet me polombarë të RENEA-s në Kanionet e Osumit, për gjetjen e 42-vjeçarit Ilir…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Peqin, Goditi nxënësin në oborrin e shkollës, e pëson mësuesi 51-vjeçar

Policia e Peqinit ka nisur hetimet për një mësues të një shkolle 9-vjeçare. Sipas njoftimit…

LEXO ME SHUME