Categories Lajme

I ngjante shumë të shpallurit në kërkim, 26-vjeçari i pafajshëm bën pesë ditë bùrg

Një 26-vjeçar nga Florida, SHBA, kaloi pesë ditë në burg pasi u ngatërrua me një të arratisur të shpallur në kërkim, i cili kishte të njëjtin emër, moshë dhe pamje me të. I riu vjeçari Leonardo Silva Oliveira me profesion kuzhinier, u arrestua më 20 janar jashtë restorantit të Broward County ku ai punon pasi u ngatërua me një tjetër Leonardo Silva Oliveira, po ashtu 26 vjeç.

Kuzhinieri pohoi se policia duhet ta dinte se kishin marrë njeriun e gabuar pasi ai nuk kishte asnjë tatuazh. Në raportet e policisë thuhet se i arratisuri kishte tatuazhe në dy krahët e tij. “Më kontrolluan krahët. Ata nuk panë asnjë. Por ata prapë më arrestuan”- tha kuzhinieri. Ai u mbajt në burg deri të martën, por autoritetet e kuptuan gabimin dhe e lanë të lirë.

Sipas një raporti të arrestimit nga Departamenti i Policisë së Coconut Creek, kuzhinieri u njoh me anë të patentës së shoferit dhe informacioneve për regjistrimin e automjetit të tij në Florida, edhe pse data e lindjes së tij ishte e ndryshme nga ajo e të arratisurit. “Kur u konstatua se gjurmët e gishtave nuk përputheshin, Oliveira u lirua menjëherë nga burgu”- shtuan autoritetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kishte gropë në kokë”! Mbyti partnerin me të dashurin e moshuar, si 24-vjeçarja tentoi t’i “ngecte” xhaxhait

Antonio Karafili, në atë kohë 18-vjeç, u gjet i varur në një pemë në pyllin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Letër drejtuar prokurorëve të Romës, Mark Samson shpjegon versionin e tij të vrasjes së Ilarias Sulës

Në një letër drejtuar prokurorëve të Romës, Mark Samson shpjegon versionin e tij të vrasjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Xhama të thyer dhe dy fishekë…”, sherr në zyrën elektorale të Tom Doshit, reagon Policia e Tiranës

Policia ka reaguar për sherrin e ndodhur mes disa personave te zyra e Partisë Social…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prag-tragjedie/ Makina përfshihet nga flakët në aksin Laç–Mamurras, shpëton mrekullisht drejtuesi

Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët këtë të hënë në autostradën Laç–Mamurras, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Denoncon qytetari: Më vodhën dokumentet dhe paratë teksa falesha në xhami

Një banor i Matit me banim në Britaninë e Madhe ka denoncuar vjedhjen e dokumentave…

LEXO ME SHUME