Categories Lajme

I ngjante shumë të shpallurit në kërkim, 26-vjeçari i pafajshëm bën pesë ditë bùrg

Një 26-vjeçar nga Florida, SHBA, kaloi pesë ditë në burg pasi u ngatërrua me një të arratisur të shpallur në kërkim, i cili kishte të njëjtin emër, moshë dhe pamje me të. I riu vjeçari Leonardo Silva Oliveira me profesion kuzhinier, u arrestua më 20 janar jashtë restorantit të Broward County ku ai punon pasi u ngatërua me një tjetër Leonardo Silva Oliveira, po ashtu 26 vjeç.

Kuzhinieri pohoi se policia duhet ta dinte se kishin marrë njeriun e gabuar pasi ai nuk kishte asnjë tatuazh. Në raportet e policisë thuhet se i arratisuri kishte tatuazhe në dy krahët e tij. “Më kontrolluan krahët. Ata nuk panë asnjë. Por ata prapë më arrestuan”- tha kuzhinieri. Ai u mbajt në burg deri të martën, por autoritetet e kuptuan gabimin dhe e lanë të lirë.

Sipas një raporti të arrestimit nga Departamenti i Policisë së Coconut Creek, kuzhinieri u njoh me anë të patentës së shoferit dhe informacioneve për regjistrimin e automjetit të tij në Florida, edhe pse data e lindjes së tij ishte e ndryshme nga ajo e të arratisurit. “Kur u konstatua se gjurmët e gishtave nuk përputheshin, Oliveira u lirua menjëherë nga burgu”- shtuan autoritetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME