Një autobus i nisur nga Shqipëria është ndaluar nga policia italiane teksa po shkonte në pikën turistike të Arabba-s, në veri të Italisë. Shkak është bërë mungesa e kategorisë së lejes së drejtimit të shoferit për autobusin 21 vendësh. 41-vjeçari shqiptar po shkonte së bashku me miqtë dhe të afërmit e tij ekskursion për “javën e bardhë” në Arabba.
Por sikur të mos mjaftonte problemi me patentën, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se shoferi kishte konsumuar sasi prej 0 dhe 0.50 g, edhe pse e vogël, e ndaluar sipas ligjit italian. Shoferi u gjobit, iu hoq leja e drejtimit, ndërsa autobusi u sekuestrua për 3 muaj dhe tashmtë duhet të paguajë një shumë prej 6 mijë eurosh për ta rimarrë.
