Categories Lajme

I ofroi ryshfet policit, arrestohet 28-vjecari në Korcë

Nje 28 vjecar eshte arrestuar nga policia pasi i ka ofruar rryshfet nje efektivi ne Korce. Lajmi u be me dije nga burimet zyrtare:  Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe i ofroi ryshfet punonjësit të policisë me qëllim shmangien e kryerjes së alkooltestit, vihet në pranga drejtuesi.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 28 vjeç, banues në Bilisht, Devoll.

Shtetasi i mësipërm është konstatuar në lagjen nr. 3, Korçë, nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, me automjetin tip “Benz”, i cili për të shmangur kontrollin e policisë dhe kryerjen e alkooltestit, i ka ofruar punonjësit të policisë 2000 lekë. Pas kryerjes së testalkoolit rezultoi se K. K., drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy kartëmonedha të prerjes 1000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME