Categories Lajme

I pafajshëm, por mban mbi supe ndarjen nga jeta e 5 të rinjve

“Makina tjetër ishte ‘flakë”, po lëvizte me të paktën 150 kilometra në orë”. Është kjo dëshmia e Vangjel Tusllukut, 58 vjeç, shqiptarit, i cili mbrëmjen e së dielës është përfshirë në një aksident të rëndë. Shoferi i autobusit u përplas me një “Volksëagen Polo” ku ndodheshin 5 të rinj. Tuslluku mundi t’i shpëtojë vetë përplasjes së fortë, por jetët e 5 personave të tjerë u shuan.

Imad dhe Nadiq Salah, Imad El Harra, Dennis Guerra dhe Irene Sala, më e vogla vetëm 17 vjeç vdiqën menjëherë në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit duke u bërë kështu viktima të një tragjedie që nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë në atë zonë. Shoferi shqiptar i autobusit ka folur për mediat italiane.  “Ishte një përplasje shumë e fuqishme. Pashë një dritë në korsinë time. Fillimisht mendova se ishte motor. Në një moment pashë makinën përpara dhe dëgjova një zhurmë të fuqishme. Më goditi dhe menjëherë u thye xhami. Nuk mund të shihja asgjë.

Në këtë moment kalova në korsinë tjetër, humba kontrollin. Autobusi nuk kishte më frena dhe timoni ishte shumë i fortë. Mjeti ndaloi pas disa sekondash, ndërsa unë vazhdoja të dëgjoja një zhurmë të tmerrshme. Isha i bindur se po godisja edhe mjete të tjera”, ka treguar ai. Në mjetin ku udhëtonin 5 të rinjtë kishte ndodhur tragjedia e vërtetë. Ata ndërruan jetë të gjithë. Asnjë prej tyre nuk kishte patentë, madje as shoferi. Të rinjtë kishin shpenzuar një pasdite së bashku dhe i ishin drejtuar qytetit nga Valsabbia kur ndodhi aksidenti.

58-vjeçari po kthehej nga liqeni Garda dhe sapo kishte mbaruar turnin e punës. Tuslluku banon në Itali prej më shumë se 30 vitesh. Së bashku me gruan dhe vajzën 11-vjeçare ai jeton në Castenedolo. Megjithatë ky aksident ka lënë pasoja të rënda tek ai. “Ndjej dhimbje. Kam vështirësi të fle dhe vazhdon të më kujtohet aksidenti. Nuk e di se kur do të kthehem të drejtoj makinë sërish. Nuk kam përjetuar kurrë një situatë të tillë. 5 të rinj u shuan. Nuk kam asnjë faj, por gjithçka peshon në ndërgjegjen time”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME