Zbardhet dosja e operacionit ndërkombëtar “Shpirti”, që goditi një bandë që merrej me trafik d roge e pastrim parash.
Në p ranga ranë edhe prokurorë e zyrtarë të lartë policie, falë bashkëpunimit që patën me drejtësinë dy prej anëtarëve të grupit, si të penduar. Njëri prej tyre zbuloi rolin që kishte kreu i grupit kriminal shqiptar, Ilirjan Duçellari. Sipas tij, falë tij bëhej kalimi i sigurt i drogës nga toka dhe deti.
“Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqoftë ishte armik me Drejtorin, ndërsa përsa i përket detit, Drejtorinë e Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, që unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndoshë, me flokë të shkurtra, e di që ka një lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhën vinte te ne me një “Class E”, me ngjyrë gri, në 2005-2006.
Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afër për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e, me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashkë me nje person tjetër, që ka thënë që edhe ai ishte një që punonte në polici. Ishin moshatarë, me flokë të bardha, më duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t’i jepte 15.000 euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë.
Momenti në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di, sepse për ngjarjen e 2015 unë isha në Itali e siç kam thënë, nëse nuk gaboj, ky Festimi, pasi Ilirjani është spostuar si Zëvendës Drejtor në Dibër, më duket se edhe Festimin e kanë spostuar gjithmonë si Shefi i Policisë Komisariatit në Dibër.”
Fiqiret Seferi, një ndër personat e arrestuar si rezultat i megaoperacionit të dy ditëve më parë, ka deklaruar se si e ndihmoi policia që të lirohej, menjëherë pas arrestimit.
Në dosjen, Seferi ka zbuluar se ka trafikuar drogën në Itali dhe kur është kthyer është arrestuar në Portin e Durrësit, por me ndërhyrjen e djalit, i cili i ka dhënë 6 mijë euro shefit të antikrimit të Kavajës është liruar.
“Nga deklarimet e Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini, kanë rezultuar të dhëna se gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike ato mbështeteshin edhe nga punonjës të policisë Durrës. Në veçanti, Seferi ka deklaruar se pas trafikimit të sasisë së lëndës narkotike të ngarkesës së parë, ai më pas ishte kthyer në Shqipëri, duke u nisur me traget nga Bari. Pasi kishte arritur në Portin e Durrësit, ishte shoqëruar nga policia shqiptare për faktin se rezultonte s kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Itali.
Pasi e kishte marrë në pyetje për këtë fakt, në darkë e kishte lënë të lirë, duke i thënë që të paraqitej të nesërmen në Komisariatin e Policisë Kavajë. Ai është marrë në pyetje nga oficeri i policisë Artur Krasniqi, i cili kishte dijeni për aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve të shtetasit Fiqiret Seferi, por e ka lënë të lirë.
Në deklarimin e tij, Fiqiret Seferi ka përshkruar:
“Pasi arrita në Shqipëri më ndaloi Policia sepse kisha detyrimin e firmës e nuk mund të dilja nga shteti pa leje. ndejta gjithë ditën në zonën e Portit të Durrësit, në zonën e Policisë, e në pasdite më lanë të lirë me detyrimin që të nesërmen të paraqitesha në kuesturën e Kavajës. Shkova mëngjesin e ditës pas në kuesturë, ku më informuan se nga porti i Durrësit më kishte nxjerrë Sajmir Kurti, ma tha kreu i Antikrimit të Luzit të Vogël, lagjia në të cilën unë banoj, që quhet Artur Krasniqi. Më pyeti pse kisha dalë nga Shqipëria pa leje. Policia e Kavajës ishte në dijeni për udhëtimin me drogë të bërë nga unë në Itali, bashkë me Ajdini.
Më lanë të lirë sepse djali im Hamid pagoi 6 mijë euro para në dorë dhe ia dorëzoi personalisht shefit të antikrimit të Kavajës, që nëse nuk gaboj quhet Mandi, për të më lëshuar nga Kuestura e Kavajës, sepse unë duhet të isha arrestuar për atë që kisha bërë. Unë nuk e kam njohur Mandin asnjëherë, djali im e ka njohur dhe më ka referuar gjithçka që ka ndodhur. Kreu i Policisë ishte nën këmbët e Sajmir Kurtit, Artur Krasniqit, ishte nën këmbët e Mandit, e polici që më ka marrë në pyetje ishte shefi i antikrimit i Luzit të Vogël, ai nuk ka marrë lekë nga mua, jemi bërë shokë e më pas më ka kërkuar të kultivonim ‘bar’ bashkë, që nuk e kemi bërë. Kur më mori në pyetje ishte i veshur civil“, thuhet në dosje.
Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për 18 persona nga 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shpirti”.
Për 14 prej tyre, GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie”. Kjo masë është caktuar për prokurorin Maskim Sota dhe tre të arrestuarit e tjerë Ilirjan Balla, Abdyl Krasniqi dhe Luan Krasniqi.
